Pasditen e sotme një 18-vjeçar me iniciale M.J., është rrahur nga pesë persona në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 në afërsi të Voskopojës, ku pesë persona dyshohet se kanë përplasur makinën e 18-vjeçarit dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me të.
Gjatë konfliktit dyshohet se 18-vjeçari është goditur me sende të rënda duke i shkaktuar dëmtime trupore dhe sipas tij një nga personat ka patur një send si armë zjarri.
Menjëherë pasi rrahën 18-vjeçarin ata janë larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë policia po vijon punën për kërkimin e pesë personave.
Ndërsa grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.