Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali me naë të një postimi në rrjetet sociale tha se Qeveria ka propozuar projektligjin “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për financimin e projektit “Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit-porta globale” me vlerë 100 milion euro.
“Përmes këtij projekti strategjik do te kryhet rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, për të mundësuar ofrimin e një shërbimi modern të transportit, arritjen e lëvizshmërisë së gjelbër të qëndrueshme sipas standardeve të BE-së”, shprehet Spiropali.
Ajo tha se parashikohet rehabilitimi i linjës hekurudhore me një gjatësi prej 120 km dhe i 12 stacioneve hekurudhore për pasagjerë dhe mallra, ndërsa koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit pritet të jetë 2 orë.