Paraditen e sotme u zhvillua mbledhja e dytë e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, por që është bojkotuar sërish nga opozita. Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj i kërkoi që të reflektojnë.
“Shpresoj në reflektimin e tyre. Opozita dhe shumë faktorë të tjerë që janë ftuar nga ne duhet të jenë pjesë e këtij procesi transparent”, tha Xhafaj.