Pas Dortmundit dhe Hamburgut, kuqezinjtë do të luajnë të hënën kundër Spanjës në stadiumin e Dyseldorfit.
Ndeshja luhet në stadiumin “Merkur Spiel Arena”, me kapacitet 54.600 vende por që në këtë rast reduktohet në 47.000.
Stadiumi është ndërtuar në periudhën 2002-2024 dhe ka kushtuar 240 milionë euro.
Kombëtarja shqiptare luan për herë të parë në këtë stadium dhe mund t’i sjellë fat për fitoren e parë.