Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me qarkullimin e një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit.
Rama shprehet se po ekziston një skemë mashtrimi me kompjutera ku po imitohen numrat e celularëve dhe po dërgohen mesazhe të rreme për të marrë para.
“Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve”, shkruan Rama.
Më tej ai u sugjeron se të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.