Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët lidhur me paraqitjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Meta u shpreh se kjo është një përrallë e vjetër dhe kërkoi arrestimin e Edi Ramës.
“Rruga e Elbasanit të çon në Xibrakë jo në Europë. Zhvillim do të ishte vetëm arrestimi i Edi Ramës, ka imponuar 17 vendime që i ka kundërshtuar drejtori i Agjencisë së Prokurimeve në Kryeministri.
Incenerator nuk ka, Rama është i lirë, ju vijoni me përralla të vjetra të Xibrakës”, u shpreh Meta.
Olsi në SPAK/ Rama replika me Bardhin: Prokuroria ka rihapur dosjen ‘Xibraka’