-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’ka marrëveshje, PS nuk pranon rikthimin e koalicioneve, asgjë për Diasporën

Kryesoret

Dështon konsensusi në mbledhjen e Grupit të Dialogut. Partia Socialiste nuk pranon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore. “Kjo është çështje e mbyllur” tha Damian Gjiknuri.

Ka pasur diskutime edhe për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në 5 qarqe, ku përfaqësuesi socialist u shpreh optimist.

Duhet të adresohen dy çështje, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e para ka të bëjë me votën e diasporës, e dyta është herësi, shpërndarja brenda forcave politike. Ne do të dalim me propozimet tona, për shpërndarjen e mandateve. Nëse nuk bihet dakord, lista mund të interpretohet nga KQZ si e hapur plotësisht.

Së fundi kam dhënë garanci nga ana e mazhorancës që jemi dakord të financojmë votimin e numërimin elektronik në 4-5 qarqet më të mëdha të vendit, por opozita ka hequr pak a shumë dorë. Këto janë pikat që u ofrova për marrëveshje” tha ai.

Asgjë edhe për votën e emigrantëve por shpresat nuk janë shuar. “Vota e emigrantëve është e mundur nëse bëhen ndryshimet ligjore brenda korrikut” tha Gjiknuri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit