Policia e Perugias në Itali ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar.
Gjatë një kontrolli territorial policia ka vënë re se shqiptari po tentonte të largohej sapo ka parë karabinierët.
Policia e ka ndaluar dhe e ka urdhëruar shoferin të tregonte dokumentet e identitetit, por ai ka dalë papritur nga automjeti dhe ka shtyrë me dhunë efektivët.
Ai ka tentuar të arratisej në këmbë por nuk ka rritur pasi është ndaluar.
Ndërsa po bëhej kontrollin në makinën e tij u gjetën një mbështjellës celofani me 63 gramë kokainë dhe 950 euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, që mendohet se përbënin të ardhurat e veprimtarisë së paligjshme.