-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi/ Bardhi: Për çfarë e mori Rama spiunin rumun këshilltar? Gore, dele, ngrije kokën

Kryesoret

Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD-së për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për emërimin e agjentin e shërbimeve rumune këshilltar. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cilësoi personale cështjen e emërimit, por Gazment Bardhi e pyeti se për cfarë cështje private e këshilloi Edi Ramën. Nuk munguan sharjet, ofendimet dhe akuzat.

“Rama ka frikë që të japë llogari dhe shpjegime për lidhjet me krimin e organizuar dhe aferat ku vetë-përfshihet nga dita e parë kur është emëruar kryeministër i Shqipërisë. Ne kemi kërkuar interpelancë pasi ekzistojnë dokumente që kryeministri i Shqipërisë ka emëruar këshilltar një agjent të shërbimeve sekrete rumune, që këtu ka shkelje pasi cenohet siguria publike. Ky person është i lidhur me një linjë të trafikut të drogës që lidh Meksikën me Shqipërinë dhe Shqipërinë me Rumaninë.

Nuk kam kërkuar interpelancë për ta pyetur kryeministrin nëse ka marrë pjesë në këto festat me kokainë dhe pjesë të tjera të kënaqësisë që i njeh vetëm Rama. Këto janë private dhe të bëjë ctë dojë. Por kemi të drejtë të kërkojmë llogari si është njohur me këtë element. Për cfarë janë përdorur taksat e shqiptarëve për të paguar këtë këshilltar të huaj dhe për cfarë e ka këshilluar kryeministrin e Shqipërisë. Ai nen që ti citon, që e quan kuvendin organin më të lartë politik, por në fakt është kushtetues.

Ka për detyrë Rama të na thotë për cfarë është këshilluar nga ky person, që është i dyshuar si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës. E ka këshilluar si të lejojë linjat e trafikut të drogës? Si nuk qenka veprimtari e kryeministrit emërimi i një këshilltari personal të tij? Për cfarë e ka marrë për studion e pikturave, për t’i bërë masazh, apo për ta këshilluar brenda fushës si kryeministër, kjo është veprimtari shtetërore. Nëse ju dini se e ka marrë si këshilltar për arsye private na e thoni, i ka zgjedhur cilësinë e kokainës?

Nëse është kjo, ne tërhiqemi sepse kjo është private. I del Ergys Agasi si i lidhur me grupet kriminale, thotë se është veprimtari private dhe nuk jep llogari. Por ai është kryeministër i Shqipërisë dhe kur firmos për një këshilltar ka të drejtë që të japë shpjegime. Nuk lejohet që një kryeministër, vend anëtar i NATO-s të emërojë këshilltar një ish-agjent të një vendi të NATO-s. Apo e ka emëruar si McGonigali për të sulmuar opozitën. Për cfarë e ka këshilluar Coldea, kryeministrin tënd Edi Rama?

Ti thua ka qenë i emëruar për cështje private, cfarë është çështja private? Për cfarë e ka këshilluar. Mos e ul kokën (i drejtohet Nikollës). Po ti Pandi e di për cfarë e ka këshilluar, si të lejojë trafikun ndërkombëtar të drogës? Çfarë ke ti more gore (i drejtohet Erjon Braçes), mbylle gojën, mbaje vendin tënd aty, ti mos fol fare. Zëdhënës i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ti dhe qeveria jote vrarë një njeri tek SPAK-u se nuk ndërhytë për kreditë e këqija” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit