-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 8 kilogram kokainë të fshehur në makinë, arrestohet shqiptari dhe italiani

Kryesoret

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia Financiare e Bolzanos në rrugën shtetërore 38 në Val Venosta, në zonën komunale të Silandros.

Policia italiane ka ndaluar një makinë me targa italiane ku po udhëtonin një italian dhe shqiptar.

Gjatë kontrollit me ndihmën e qenve nuhatës të drogës gjetën të fshwhur në ndarjen e bagazhit tetë blloqe që përmbanin gjithsej 8,581 kg kokainë, shkruan Ansa.

Në cilësinë e provës policia sekuestroi rreth 8.5 kilogramë kokainë të fshehur në bordin e një makine që vinte nga Gjermania.

Sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza droga nëse do të hidhej në treg do të sillte rreth 1.5 milionë euro.

Shqiptari dhe italiani u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Bolzanos.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të verifikuar ndonjë lidhje me këtë veprimtari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit