-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte gjysmëfinalja Angli-Holandë

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme Europiani vijon me një tjetër gjysmëfinale emocionuese mes Anglisë dhe Holandës. Dy kombëtare të mëdha që do të luajnë me synimin për të marrë një biletë në finalen e Berlinit. Trajneri i Holandës, Ronald Koeman u shpreh se e njeh mjaft mirë Anglinë.

“Aktualisht të gjithë djemtë janë në formë dhe janë gati për sfidën ndaj anglezëve. Anglinë e njohim shumë mirë si kundërshtar. Herën e fundit arritëm t’i mposhtnim në gjysmëfinale të Nations League, 3-1 shpresojmë që të bëjmë të njëjtin rezultat edhe në këtë sfidë. Mezi po presim ta luajmë këtë ndeshje”, përfundoi tekniku Koeman.

Tekniku anglez Southgate tha se skuadra është e gatshme për të shkruar historinë. “Në ndryshim nga e kaluara kemi më pak frikë ndaj ndeshjeve të tilla kaq shumë të rëndësishme. Në nisje të evropianit ndaj nesh kishte shumë pritshmëri, kjo është arsyeja që “zhurma” sot që flasim është e madhe.

Lidhur me zëvendësimet mund të them, se ne përpiqemi t’i bëjmë në momentin e përshtatshëm të ndeshjes, në mënyrë që t’i japim freski skuadrës dhe për të kërkuar që këto ndryshime të ndikojnë pozitivisht në lojë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit