Në Bulqizë janë proceduar penalisht katër persona teksa po transportonin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.
Katër personat me iniciale H.H., G.H., H.K., dhe Sh.K., po transportonin me dy automjete rreth 10m³ lënde drusore, të prera në mënyrë të paligjshme.
Në cilësinë e provës u sekuestruan dy automjetet dhe lënda drusore.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.