-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Do kallëzojmë penalisht përgjegjësin

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sa i takon mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Bardhi këtë vendim e ka cilësuar si aktakuzë penale për të gjithë deputetët të cilët sipas tij penguan ekzekutimin e vendimit të gjykatës.
Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Edi Rama keqpërdori deputetët e tij për ti dhënë mbrojtje politike bashkëpunëtorës së tij të afërt Olta Xhaçka, duke vendosur për herë të parë standardin e moszbatimit të një vendimi konkret të Gjykatës Kushtetuese.

Pasi në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin e bëri ministren e tij investitore strategjike, në një pronë publike të grabitur me dokumente të fallsifikuara, Edi Rama i dha asaj edhe statusin “e paprekshme” nga drejtësia.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe deputetët e opozitës u rreshtuan edhe një herë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe interesit publik.

Ndërkohë u provua edhe njëherë se Edi Rama dhe deputetët e tij u rreshtuan në krah të interesit privat të oborrit të Edi Ramës, që pasuritë publike i kanë shndërruar në plaçkë për veten e tyre.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është edhe një aktakuzë penale për të gjithë deputetët që me vetëdije dhe për motive politike penguan ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, po përgatit kallëzim penal ndaj të gjithë përgjegjësve që për më shumë se 1 vit kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit