Ditën e sotme do të mbahet seanca plenare në Kuvend ku pritet të raportojnë krerët kryesorë të institucioneve të drejtësisë, ku një ndër ta është edhe Altin Dumani.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi ka reaguar duke u dhënë mesazh deputetëve në seancën plenare.
Berisha e ka quajtur drejtësinë të munguar për qytetarët dhe vegël politike të Edi Ramës.
“Grupi yne duhet ti bej autopesine drejtesise se re te Edi Rames duke filluar nga vetingu gjah shtrigash, mungesa reale e drejtesise per qytetaret qe sipas te dhenave zyrtare presin 14,5 vite per nje vendim gjyqesor tek amnistimet e krimeve elektorale dhe vjedhjeve te medha arrestimet politike”, shkruan Berisha.
Ai u bën thirrje grupit parlamentar të PD që t’i bëjë ‘autopsinë’ drejtësisë së re duke nisur nga vettingu.