Ditën e djeshme një 42-vjeçar shqiptar ka pësuar një aksident të rëndë në Mesohori të Komunës Arhana Asterusia në Kretë.
Shqiptari ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Sipas informacioneve të para mjeti bujqësor i drejtuar nga shqiptari ka dal nga rruga në rrethana ende të panjohura dhe është përplasur me një pemë ulliri.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë shqiptari.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e EKAV dhe e ka transportuar në spitalin ku po trajtohet.