Partia Socialiste ka paditur në Gjykatë Administrative të Tiranës Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Pak ditë më parë Komisioni Rregullator në KQZ nuk miratoi disa afate procedurale për zgjedhjet e pjesshme në Himarë.
Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht për zgjedhjet në Himarë.
Me anë të një njoftimi Gjykata thotë se do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë padinë.
Objekti i ankimit është “Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.