Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka reaguar pas lajmeve se do të ndryshojë orari për punonjësit e administratës.
Ky ndryshim i orarit të punës nuk ka të bëjë me temperaturat e larta por me konceptin e orarit fleksibël në punë.
Projektvendimi propozon që brenda kohëzgjatjes ditore të punës punonjësit të kenë mundësi që të zgjedhin oraret kur duhet të kryejnë orët e plota.
Administrata e ka me detyrim që nga e hëna në të enjte kohëzgjatja ditore e punës të jetë 8 orë e 30 minuta.
Ndërsa të premten do të jetë 6 orë punë.
Fasha orare e detyrueshme për të gjithë punonjësit do të jetë nga ora 09:30 deri në 15:30 nga e hëna në të enjte, ndërsa të premten 09:30 deri në 13:30.