Ditën e sotme një lokal në Nartë është përfshirë nga flakët.
Lokali në pronësi të B.X është djegur dhe dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.
Gjithashtu si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë djegur dhe dy garazhe në pronësi të Ll.M., aty ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorra.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.