-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale

Kryesoret

Policia ka arrestuar pesë persona të përfshirë në veprime të ndryshme penale në kryeqytet. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike ndaluan M. T., 24 vjeç, dhe E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përndjekja”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Gjithashtu, K. B., 36 vjeç, u arrestua nga Komisariati i Policisë Nr. 4 për përndjekje dhe dhunë ndaj një 35-vjeçareje, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nga Komisariati i Policisë Krujë, K. D., 50 vjeç, u ndalua për kultivimin e bimëve narkotike, pasi kishte një masë sigurie “Arrest në burg”.

Përveç tyre, S. K., 50 vjeç, është arrestuar nga Policia Rrugore për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit