Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin.
Agron Qafa dënohet me ‘vjedhje me dhunë’ me 8 vite burg, ndërsa Florenc Çekrezi me 3 vite e 4 muaj burg.
Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” që u ndërmor nga SPAK pas dëshmive të të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës.
Agron Qafa është shpallur fajtor për veprën penale të “Vjedhjes me dhune”, në dëm të viktimës ****, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”.