Avokati i Sali Berishës, Genci Gjokutaj ka reaguar pas shtyrjes së radhës nga gjykata e posaçme të seancës për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryetarit të PD-së dhe Jamarbër Malltezit.
“Sot në GjKKO u zhvillua seanca e tretë në lidhje me diligjencën 2 mujore të hetimit!
Gjykata e Afërmendshit i dha 3-4 ore kohë mbrojtjes për tu njohur me 42 volume të fashikullit të masave të sigurimit në fillim të procesit në muajin tetor 2023!
Pas parashtrimeve dhe kërkesës së mbrojtjes për administrimin në dosje të një akti ekspertimi po kjo Gjykate i jep SPAK 11 ditë kohë për tu përgatitur me shkrim!
Afermendsh se ja kerkoi SPAK!
Tragji Komedia ‘SPAK-u, Afermendshi dhe GjKKO’ vazhdon!
Ah se harrova!
Afermendshi është emri artistik i KM Edi Rama si skenarist i këtij Teatri” shkruan ai.
Gjokutaj do të mungojë për arsye shëndetësore, Berisha do mbrohet nga avokatja e Belerit