Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat 12 personave nën hetim për inceneratorin e Tiranës lidhur me masat e para që janë caktuar për këtë dosje në dhjetor të vitit të kaluar.
SPAK mbyll hetimet për Lefter Kokën, Taulant Tushën, Pëllumb Abeshin, Namik Simixhiun, Bledar Karolin, Alba Thoman, Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Etleva Kondin, Sidita Tolën, Jetmir Llapajn dhe Erjon Muratajn.
Ata janë akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunm.
Ndërsa ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, ende nuk është bërë komunikimi i akuzës, për shkak se janë zbuluar gjatë hetimit fakte të reja që krijojnë dyshimin për korrupsion.
Nërkohë SPAK vijon hetimet për Klodian Zoton, Mirel Mërtirin, Alqi Bllako, Ilir Dedjan, Endrit Habilajn, Dashamir Ymerajn, Denisa Tollkuçin, Renardo Nallbanin, Marc Lappat, Giusepe Ciaffaglionen, Michael Dryijts.