-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapja e portit të Durrësit, PD: Kjo pronë publike do të kthehet në një mollë e ndaluar nga Rama

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka reaguar përmes një deklarate lidhur me hapjen e garës së Portit të Durrësit.

Bozdo shprehet se hapjes së portit të ri qëndron vjedhja më e madhe e pronës publike që sfumon aferën tronditëse të inceneratorëve inekzistentë.

“Është akti flagrant, i përmasave të tradhtisë kombëtare, i faljes së Portit të Durrësit, të pronës publike prej 800 mijë metrash katrorë, në zemër të qytetit, arabit Alabar, mikut të Edi Ramës, pa garë, pa konkurrencë, sikur të ishte pronë e trashëguar nga babai”, shprehet Bozdo.

Ai thekson se kjo pronë publike do të kthehet në një mollë e ndaluar nga Edi Rama.

“Partia Demokratike nuk kundërshton asnjë vepër publike, dhe aq më tepër një port të ri detar. Por ne denoncojmë faktin se prona publike është vjedhur, se do të duhen minimalisht 10 vjet që porti i të ndërtohet dhe të hyjë në treg. Në kushtet kur Shqipëria është aktualisht pa asnjë port, kjo është vrastare për ekonominë dhe pozicionin gjeostrategjik të Shqipërisë në tregtinë detare dhe në rrjetin e sigurisë së NATO-s”, tha Bozdo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit