Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia vendore e Palmës në Spanjë psi dyshohet se po ikte nga shtëpia ku kishte hyrë për të grabitur.
Shqiptari në orët e para të mëngjesit po tentonte të grabiste në lagjen s”Arenal.
Ai gjatë tentimit kur po zbriste nga ballkoni ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në rampëne bagazhit.
Më pas agjentët e dërguan me ambulancë në spitalin Son Espases ku mjekët njoftuan se kishte thyer të dy nyjet e këmbëve të thyera dhe se duhej të shtrohej.
Me protokollet e bashkëpunimit shqiptari u arrestua dhe procedimi u transferua në Policinë Kombëtare.









