-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Turizmi nuk rritet me propagandë, por me investime, masa dhe sistem taksimi

Kryesoret

Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike Dorjan Teliti ka bërë një postim në rrjetin e tij social duke hedhur disa çadra bosh nga plazhi i Zvërnecit.

Teliti shprehet se numri i turistëve nuk rritet me propagandë dhe në kulm të sezonit tusristët numërohen me gishtat e dorës.

“Në kulm të sezonit, në orar mesdite, turistët numërohen me gishtat e dorës. Operatorët turistikë, marketet dhe sidomos restorantet ankohen për rënien e ndjeshme të konsumit, rënie që në varësi të zonave të ndryshme në jug të vendit, varion nga -10% deri ne -40% krahasuar me vjet”, shkruan teliti.

Ai shprehte se një qeveri e përgjegjshme duhet të ketë një vizion në mënyrë që të kryejë investime publike dhe jo të bëjë video me drona 4K.

“Një qeveri e përgjegjshme duhet të ketë vizion, të japë mbështetje, të kryejë investime publike të nevojshme, të ngrejë shkolla profesionale për sektorin, të aplikojë një sistem taksimi të njëjtë për të gjithë operatorët e tregut, e jo të bëjë vetëm video me drona 4K duke u krenuar thjesht me “dhuratën e mrekullive të natyrës”, shprehet Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit