58 vjeçari shqiptar nga Lushnja, u arrestua në Vlorë më datë 20 korrik të këtij viti për llogari të shtetit italian.
Nikola Mersini u arrestua pasi drejtësia në Itali e ka dënuar me 8 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike.
Në mediat italiane ky lajm ka gjetur jehonë, pasi shqiptari kishte urdhër arresti nga Italia të lëshuar më qershor 2009 dhe u kërkua që nga shkurti 2005.
Shqiptari ndodhet tashmë në paraburgimin e Vlorës në pritet të plotësimit të procedurave të ekstradimit.