Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook së bashku me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja ka lajmëruar se punimet në tunelin e Murrizit do të përfundojnë së shpejti.
Rama tha se me 31 dhjetor pritet inaugurimi i kësaj vepre infrastrukturore.
“Në Livadh, Himarë, beteja e tuneleve mes Murrizit dhe Llogarasë, ku dibrani në krahun tim i thotë vlonjatit në pasqyrën e ajfonit, “Gzoju për verë me tunelin 2 or ka Tirona, se erdh 31 dhjetori e do t’marr n’Dibër t’shofësh ça osht gzimi dimrit nji or larg Tirone”, shkruan Rama.









