Ditën e sotme tre persona u arrestua në Babrru pasi gjatë një konflikti me njëri-tjetrin kanë përdorur edhe sende të forta.
31-vjeçari me iniciale L.A., dhe 60-vjeçari me iniciale Xh.A., akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ndërsa 28-vjeçari me iniciale J.D., dhe 33-vjeçari me iniciale G.D., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .
Gjatë kontrollit të banesës së J.D., dhe G.D., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 fishekë arme.