Ditën e djeshme në Pogradec një 37-vjeçar ishte rrëzuar në tokë në gjendje të dehur dhe si pasojë ai humbi jetën në spital.
37-vjeçari Egli Proga raportohet se është dhunuar për vdekje dhe si pasojë ai nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar me iniciale D.M., dhe mësohet se ata janë konfliktuar në ambientet e jashtme të një lokali.
37-vjeçari pas sherrit është futur për disa minuta brenda lokalit dhe pasi ka dalë sërish ka rënë në rrugë pa ndjenja.