Në ceremoninë e pritjes së sportistëve olimpikë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh që rëndësi që që ngritëm flamurin e duhur dhe sportist sollën dy medalje për Shqipërinë.
“Një falënderim dhe dedikim respekti dhe mirënjohje dhe falënderim për dy djemtë tanë që na bërë krenar. E kam zemrën plot mirënjohje për Fidel Yllin. Kemi mundësi për të financuar KOKSH, skuadrat tona. Jam krenar për çfarë kemi bërë. Stërvitja për Los Angelos fillon sot për tu siguruar që të dalim akoma më të fortë”, tha Veliaj.
Më pas ai u shpreh që ka njerëz që e kanë të vështiqë që ta pranojnë suksesin e tjetrit por ky është suksesi për Shqipërinë.
“Është ngritur dy herë flamuri për Shqipërinë, dhe ‘cic-micet’ politike janë të pavlera. Është ngritur dy herë flamuri i Shqipërisë në këto lojëra Olimpike. Sot Tirana ka 144 kombësi që kanë rezidencë banimi që jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Këtë klimë të gjithë përfshirjes dhe gjithë pranimit Parisi e organizoi si kurrë më parë” tha Veliaj.