Një vatër zjarri në fshatin Çërrila të Mallakastrës ka krijuar një situatë emergjente, me flakët që përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë banesat e zonës.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Taulant Balla, ka njoftuar se forcat zjarrfikëse janë në terren, duke u përpjekur të ndalojnë përhapjen e flakëve dhe të mbrojnë shtëpitë e banorëve.
“Forcat zjarrfikëse po luftojnë për mbrojtjen e banesave, ndërsa për pak mbërrin dhe helikopteri i Forcave të Armatosura”, shprehet Balla.