Situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mushonj – Bardhaj- Cerril, Njësia Administrative Selitë, bashkia Mallakastër është vënë nën kontroll.
Ditën e sotme sipas shefit të shërbimit zjarrfikës nuk ka vatra aktive në perimetrin e jashtëm te saj.
Ndërkohë 20 punonjës te strukturave të Bashkisë Mallakastër po bëjnë kontrollin e perimetrit të jashtëm të vatrës së zjarrit.
Ndërsa perimetri i jashtëm po monitorohet me 1 mjet zjarrfikës dhe 5 efektivë të MZSH për çdo situatë të papritur.
Gjithashtu mbrëmjen e djeshme në Fshatin Metoh, Njësia Admnistrative Aranitas, bashkia Mallakastër, ka pasur një vatër zjarri e cila është izoluar në orët e para të mëngjesit dhe si pasojë janë djegur rreth 4 ha me shkurre.