Sezoni i ri i Kategorisë Superiore ka nisur me dy ndeshje interesante.Egnatia arriti një fitore të merituar 2-0 ndaj Dinamos në “Elbasan Arena”, me një penallti të Dardan Vuthaj dhe një gol të Regi Lushkës.
Nga ana tjetër, Teuta triumfoi në mënyrë dramatike ndaj Bylisit me një rezultat 2-1, falë dy golave të Emiljano Vilës, i cili shpëtoi ekipin e tij në minutat e fundit. Dinamo dhe Bylisi do të përpiqen të rikuperojnë në javët e ardhshme.