Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve ka njoftuar se do të marrë në shqyrtim kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Koalicioni “Bashkë fitojmë” ka kundërshtuar vendimin për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Himarë.
“Seanca e shqyrtimit të Kërkesës Ankimore do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 21.08.2024, ora 12:00”, shkruhet në njoftim.