Pasditen e sotme mijëra banorë kanë dal në protestë në aksin Rrugor Thumanë-Kashar. Banorët kanë bllokuar autostradën dhe kërkojnë hyrje dhe dalje në rrugën e re pasi nuk është e aksesueshme për ta.
Në protestë kanë nisur përplasjet e banorëve me forcat e policisë, pasi ata kërkojnë me ngulm që qytetarët të zhbllokojnë aksin rrugor.
Të shumtë janë edhe forcat policore të cilët janë të pajisur me skafandra për tu mbrojtur nga banorët.