Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, banues në kryeqytet, për akuzën e dhunës së vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit.
Grupi hetimor vazhdon punën për të zbardhur të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje të dhunës në familje.