Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së premtes në një institucion financiar në qendër të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 08:30 të mëngjesit, teksa një person i armatosur ka hyrë në institucionin financiar në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë dhe pasi ka kërcënuar punonjësit doli prej aty me një sasi të konsiderueshme parash.
“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë.
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave”, raporton policia e Kosovës.