Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në fshatin Bulçar të Gramshit. Një makinë është përplasur dhe si pasojë katër persona janë plagosur.
Ata menjëherë janë transportuar në spitalin e Gramshit për të marrë mjekimin e duhur.
Raportohet që gjendja e njërit nga personave është e rëndë dhe pritet që të transportohet me helikopter drejt Tiranës.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.