Ditën e sotme një zjarr ka rënë në fshatin Malinat, Berat dhe si pasojë u dogjën 2 hektarë bimësi mes tre dru frutor dhe vreshta.
Në operacion për shuarjen e flakëve morën pjesë 20 punonjës të mzsh Bashkia Berat dhe 3 mjete zjarrfikëse si dhe 10 punonjës te mzsh Bashkia Poliçan dhe 2 mjete zjarrfikëse.
Për shkak të ndërhyrjes së menjëhershme u arrit që të bëhej izolimi i zjarrit drejt fshatit Malinat dhe drejt plantacioneve me ullinj, drurë frutorë dhe vreshta.
Ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.









