-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunohet nga shqiptari, 86-vjeçarja greke: Më hodhi në tokë, mendova se do më vriste

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vironas të Greqisë ku një grua e moshuar 86=vjeçare është dhunuar barbarisht nga një shqiptar.

Shqiptari Stiljano Arizi ka hyrë në banesën e 86-vjeçares me iniciale M.S., dhe pasi i ka ushtruar dhunë fizike i ka marrë sendet me vlerë.

E moshuara ka dal nga banesa dhe ka shkuar tek vajza e saj por shqiptari kishte hyrë dhe atje dhe kishte dhunuar edhe 66-vjeçaren.

86-vjeçarja ka denoncuar në polici shqiptarin dhe ka rrëfyer se dhunuesi i ka kërkuar para dhe sende me vlerë si florinj.

Ajo tregon për mediat greke se kishte frikë që shqiptari do ta vriste. “I kam thënë, të lutem djali, a ke nënë? A ke baba? Më hodhi në tokë, kisha frikë se do të më vriste”, rrëfen ajo.

Më pas shqiptari Stiljano Arizi është arrestuar nga policia greke. Pas hetimeve ai rezultonte në tetor 2016 në Tërbaç të Vlorës me mbi 25 kilogram marijuanë. Ndërsa në gusht të 2018 është arrestuar në Vlorë për 5 vjedhje dhe rezulton edhe në proces gjykimi për veprën penale “dhunë në familje”.

Gjithashtu ai është i njohur edhe për autoritetet greke pasi ishte arrestuar disa herë për grabitje dhe shiste droge.

EMRI/ Grabiti me dhunë banesat e nënë e bijë në Greqi, arrestohet shqiptari

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit