-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi për Asamblenë e PS: Rama flet për 2030 por mendjen e ka tek 1997

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar Asamblenë e PS-në Durrës.

Bardhi shprehet se lajmi i vetëm nga Asambleja personale e Edi Ramës është shkrirja totale e Partisë Socialiste.

“I vetmi që nuk ndryshon është Edi Rama, i cili për pushtetin personal është gati t’i verë flakën Shqipërisë, e jo më partisë së tij. Asnjë ide, asnjë reflektim, llogaridhënie, asnjë ndjesë për çfarë ka shkuar keq. Vetëm vazhdim i refrenit të vjetër, fajëso dhe sulmo kundërshtarin, bëj sikur ke ardhur sot në pushtet dhe nuk ke patur shansin e mundësinë për të rritur rrogat, pensionet, për të forcuar e zhvilluar ekonominë, apo për të luftuar krimin e korrupsionin. Flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997. Flet për zhvillim, por mendja i punon vetëm për shkatërrim. Flet për të rinjtë, por mendjen e ka si të fuqizojë kriminelët dhe të korruptuarit. Me pak fjalë, i njëjti në 11 vite, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën”, shkruan Bardhi.

Më pas ai shprehet se dhet kurajo dhe bashkim për të shpëtuar Shqipërinë e korruptuar dhe të zhytur në krim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit