Një 43-vjeçare është gjetur e vdekur në Shkozë, Tiranë. Policia e Tiranës ka njoftuar se viktima, B.R., dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.