-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Firma ime në asnjë dokument! Lejet i dhanë Rama, Basha e Veliaj

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha është futur me gati 20 minuta vonesë në SPAK, pasi dha një deklaratë për mediat ku theksoi se po shkon përpara prokurorëve për t’u njohur me akuzën politike. Tha më tej, se hetimi kundër tij zgjati 4 vite, sa një luftë botërore dhe në fund ‘nuk u gjet asnjë shkelje’.

Deklarata e plotë e Sali Berishës

Dy fjalë për qytetarët të pranishëm këtu; jam sot për t’u paraqitur atyre zotimin solem se Edi Rama jo që nuk do të marrë dot në këtë mënyrë mandat të katërt por shumë shpejt do ta lëshojmë me pjesën e trupit që ka më qejf në dhe, në tokë. Tani deklaratë për mediat kjo;

Prokuroria politike e Ramës, SPAK, bazuar në kallëzimin e rremë të Ballës ka hetuar Berishën në tre breza deri tek mbesat e tij dhe që prej një kohe kur ato nuk kishin lindur ende. Veprimtarinë e PD-së duke filluar deri para 20 vitesh dhe deri tek kandidatët për kryetar bashkie të 2023 por me urdhër politik prokurorët mercenar politik të Ramës mbajnë kryetarin e opozitës në arrest shtëpie pa asnjë fakt por vetëm me dëshirën e Ramës, kërkesën e tij publike në kongresin e PS-së dhe asamblenë e PS-së, tashmë të njohur, zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si McGonigal dhe të tjerë.

Prokuroria private politike e Ramës me dosjen Partizani krijoi një Piramidë mashtrimi, kreu shkelje të përsëritura dhe në burg të paligjshëm shtëpie Berishën me qëllim për t’i shërbyer Ramës. Nga ky hetim që zgjati 4 vite sa një luftë botërore rezultoi se në dosjen Partizani mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur asnjë para publike.

Sali Berisha u vu nën arrest me kallëzimin e rremë të Ballës se toka ishte shpronësuar nga autoritetet italiane. Prokurorët e dinin e ky ishte mashtrim sepse në fletore zyrtare faktohej se ajo tokë nuk ishte shpronësuar kurrë. Nga dhjetëra zyrtarë që kanë firmosur në tokën e konfiskuar asnjë nuk është në ndjekje sepse ata kanë zbatuar ligjet e vendit.

Firma e Sali Berishës nuk ekziston në asnjë prej këtyre dokumenteve. Nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument që Berisha ka bërë presion për njohjen apo kthimin e pronës në rastin e privatizimit të klubit Partizani. Nuk ka asnjë ligj apo vendim qeverie të miratuar për pronësinë apo privatizimin. Prej ligjit kanë përfituar mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë, dhëndri im ka përfituar Jamarbër Malltezi ka përfituar 410 m tokë tek klubi Partizani të trashëguar nga familjarët e tij.

Rama me vendim të personalizuar i ka dhënë vëlla Olsi Ramës 375 m katror duke ua marrë pronarëve legjitim apo përmes 4 VKM ia dha Carlo Bollinos tokën që ishte lënë për shkollën e mesme. Rama ka marrë me manipulime dhe mashtrime, Rama ka marrë në kanionin e Gjipesë 244 mijë metra katror tokë me emrin e nënës së tij dhe familjarëve të nënës së tij tij pa pasur asnjë dokument kadastral apo të shpronësimit të kësaj toke nga ndonjë qeveri.

Të gjitha lejet e zhvillimit të ksaj prone, kompleksit Partizani janë dhënë nga Rama, Basha dhe Veliaj. Sali Berisha u vu nën arrest me pretendimin se ka nisur procesin e privatizimit të klubit Partizani dhe ndryshoi destiancionin, por privatizimi është nisur nga qeveria PS dhe ndryshimi i destainacionit është bërë nga Rama.

SPAK ka anashkaluar të gjitha vendimmarrjet e Ramës që e kishte të ndaluar të ndryshonte vendimet e bashkisë. Sot unë po shkoj të marr akuzën politike dhe të njihem me materialet që kanë manipuluar, akuzën pa asnjë provë por vetëm të diktuar nga Rama. Në 4 raportime në gjykatë nuk ka dalë asnjë provë dhe nuk është përmendur asnjë herë emri i Berishës, ndërkohë që drejtësia politike e ka mbajtur 9 muaj në arrest.

Në këto raportime kanë dalë manipulime flagrante nga Dumani-Kraja-Millonai. Ky vendim pa asnjë bazë ligjore për Berishën në vitin elektoral është dëshmi se Rama është gati për të bërë gjithçka për të zgjatur jetën regjimit të tij. Ky vendim është dëshmi e qëndrimeve të Ramës për një Shqipëri pa opozitë, si i ati i tij, zëdhënës i Nexhmije Hoxhës firmosi varjen e poetit Hazvi Nela. Sot unë dua të informoj cdo shqiptar se ku vendim vjen pasi Rama dhe prokurorët e tij dështuan me turp pasi tentuan të blejnë heshtjen e Berishës dhe PD-së për lidhjet e tyre me bandat, vrasjet, krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

 

Berisha: Po futem të marr akuzën politike, hetimi im, sa një luftë botërore

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit