Një shqiptar u arrestua pasi dyshohet se ka goditur me thikë një 35-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur me 7 shtator në rrugën “Minoos” në zonën e Therisos në Irakleo, ku dy shqiptarët u konfliktuan me njëri tjetrin për larje hesapesh droge.
Sipas medias greke, ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër-arresti për tentativë vrasjeje dhe sipas informacioneve ai është paraqitur mëngjesin e sotëm në policinë e Irakleos u shoqëruar nga një avokat.
Ndërkohë 35-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, ndërsa autori shqiptar është dorëzuar dhe pritet që të vihet para drejtësisë.