Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë, Kryekomisar Agim Fejzo me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në DVP Gjirokastër.
Kryekomisari Agim Fejzo akuzohet për shpërdorim detyre.
Ai ka bashkëpunuar me një grup kriminal që ushtronte veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.