Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u ndal te fjalimi që pritet të mbajë Edi Rama në OKB.
Berisha u shpreh se Edi Rama do të flasë në Lidhjen e Kombeve njëlloj si Maduro i Venezuelës, njëlloj si diktatorët e Taxhikistanit, Turkmenistanit, Koresë së Veriut.
“Do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve.Do flasë si përfaqësues i narkoshtetit që ka zëvendësuar ligjet e vendit me kodin e mafies. Do flasë si një mafioz që nuk ka asnjë interes tjetër shoqëror kombëtar, apo çfarëdo qoftë, përveç interesave kriminale të pasurimit të tij, të pushtetit të krimit të tij. Do flasë si një tradhtar i kombit, si një shërbëtor i shpifur i Beogradit, si një Rrahman Morinë i Kosovës, si një Sinan Hasan i shqiptarëve, si një esaditst, si një Zograf që punon ditë e natë kundër lirisë dhe demokracisë së shqiptarëve”, u shpreh Berisha.