Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje thuajse perfekte në “Champions” kundër Arsenalit dhe u vlerësua me notën 7 në përfundimin e takimit.
Përpara ndeshjes, ra në sy një statistikë që “CBS Sports” publikoi në lidhje me numrin e ndeshjeve të disa lojtarëve në dy vitet e fundit, duke përfshirë këtu ato paraqitje me klubin dhe ekipin kombëtar.
Në 5 lojtarët e parë, Gjimshiti renditej në vendin e tretë me 130 ndeshje gjithsej, duke lënë pas Rodrin me 129 ndeshje dhe Foden me 124.