Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin në Itali.
Skuadra U23 e Juventusit në ndeshjen në serinë c në transfertë ndaj Trapanit doli me barazim 1 me 1.
Ekipi ka shkuar në aeroport dhe kanë mësuar që avioni do të vonohet një orë. Ata kanë shtyrë fluturimin e kthimit drejt Torinos dhe kanë kaluar natën në aeroport.
Në pritje të avionit që nuk po nisej, lojtarët e rraskapitur janë shtrirë në tokë dhe kanë fjetur në ambientet e brendshme të aeroportit, të mbështetur mbi çantat e tyre të shpinë
Kalvari i vuajtjeve të tyre ka marrë fund vetëm në mëngjesin e sotëm, kur në orën 9 më në fund u nis edhe avioni që i ktheu në Torino.