Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social në facebook ka ndarë fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Rama me ironi thotë që ja si flet një tradhëtar i vërtetë i Kosovës.
“Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si ‘vëllaun e Vuqiqit’”, shkruan kryeministri.
Ditën e djeshme në fjalën e tij në OKB, në New York kërkoi edhe njohjen e Kosovës, ku u shpreh se ajo është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, dhe nuk mund të mbahet peng nga askush me justifikime të rreme.