Një 37-vjeçar u arrestua në Korçë pasi ka vjedhur një shumë parash, televizorin dhe sende shtëpiake në banesën ee O.C., i cili sapo ishte kthyer nga Greqia.
Menjëherë policia i ka shkuar në banesë 37-vjeçarit me iniciale E.B., sipas hetimeve ai ishte dënuar edhe më parë për një seri vjedhjesh në Korçë gjatë vitit 2021.
Në momentin e arrestimit të bnesën e tij, 37-vjeçari ka përplasur derën duke thyer xhamin dhe ka tentuar që të largohet nga dera e tualiteti. Ai nuk ka mundur që të largohet pasi është arrestuar nga shërbimet e policisë.
Më pas 37-vjeçari është shoqëruar spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës. Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtuar nga xhamat gjatë prangosjes së 37-vjeçarit.
Pas mjekimit 37-vjeçari është hoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.